Zbulohet kur do dalë para Vetting-ut prokurori që firmosi arrestimin e Fullanit dhe Gjikës

0
473

Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Ramadan Troci, do të jetë ditën e premte në seancë dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, në kuadër të rivlerësimit kalimtar.

Toci, i cili ka qenë edhe kandidat për KLP, do të përballet me treshen e komisionerëve që përbëhen nga Pamela Qirko, Genta Tafa dhe Suela Zhegu.

Prokurori Troci ka qenë personi që ka firmosur urdhërarrestin ndaj ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i cili u arrestua përkohësisht më 5 shtator të vitit 2014. Gjithashtu, Troci ka firmosur urdhërarreste edhe për ish-zyrtarë të tjerë si ish-kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjika.

Megjithatë, si Fullani ashtu edhe Gjika u shpallën të pafajshëm nga Gjykata. Të ardhurat e prokurorit Troci, referuar deklaratave të pasurisë që ka publikuar ndër vite, sipas OpenData, përbëhen nga paga e tij, paga e bashkëshortes si dhe paga e vëllait pas vitit 2010.

Nga viti 2003 dhe në vijim, prokurori ka deklaruar 400 000 deri në 700 000 lekë në vit kursime nga paga e tij dhe e bashkëshortes. Troci ka deklaruar blerjen e një apartamenti banimi në Tiranë në vitin 2011 me sipërfaqe 94.4 m2, me vlerë 5,494m080 lekë. Si burim, Troci ka deklaruar kursime nga pagat dhe një kredi bankare në vlerën 2,490,537 lekë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here