Si u “shkërmoq” brenda pak sekondash i forti i Vlorës? Klodiana Lala hedh dritë mbi ngjarjen

0
899

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e “të fortit të Vlorës”,Edison Harizaj, mbrëmjen e djeshme në qytetin  e Durrësit.

Harizaj u gjet i vrarë brenda një automjeti që po lëvizte nga Tirana për në Kavajë. Gjithashtu i plagosur brenda makinës u gjet edhe 33-vjeçari Genci Caci.

Paraprakisht dyshohet se Caci ka qenë në drejtimin e mjetit me të cilin lëvizmin viktima dhe i plagosuri.

Klodiana Haxhiraj raporton se kanë qenë dy automjete ato që i kanë bërë pritë makinës së Harizajt. Njëra prej tyre i ka prerë rrugën, duke detyruar Harizajn e Cacin të ndalojnë udhëtimin, ndërsa nga makina tjetër është shtënë disa herë ndaj tyre.

Autorët, të cilët nuk janë identifikuar ende, janë larguar në drejtim të paditur, ndërsa larg vendit të ngjarjes është gjetur i djegur një automjet tip Benz 240, pa targa, i cili dyshohet të jetë i vjedhur.

Teksa Harizaj ndërroi jetë, 33-vjeçari Genci Caci është dërguar me urgjencë drejt spitalit të traumës në Tiranë, ku edhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Edison Harizaj akuzohet për pjesëmarrje në atentatin e bërë ndaj gjyqtarit Skerdilajd Konomi në qytetin e Vlorës si dhe për zhdukjen e mistershme të Albano Xhaferrit në verë të këtij viti.

Ai ishte krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe akuzohet për vendosje tritoli, atentate, armëmbajtje pa leje etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here