Ndeshja Tirana-Kukësi. Plas në fushë, tifozët futen dhe iu heqin fanellat lojtarëve (VIDEO)

0
416

Tirana dhe Kukësi nuk kanë arritur të shkojnë më larg se një barazim 0-0 në ndeshjen e zhvilluar sot në “Selman Stermasi”, e vlefshme për javën e 12-të të kampionatit shqiptar të futbollit.

Bardheblutë nuk kanë gjetur akoma 3 pikët e para në kampionat me Memën, ndërsa miqtë kanë bërë një tjetër hap flas pas humbjes së pësuar ndaj Flamurtarit.

Pavarësisht superioritetit numerik dhe katër minutave shtesë, rezultati ka mbetur i pandryshuar deri në fund me të dy ekipet që kanë marrë nga një pikë.

Pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit Enea Jorgji, tifozët bardheblu, të cilët nuk duhet të ishin stadium pas vendimit të disiplinës, janë futur në fushë dhe duket se i kanë kërkuar lojtarëve të Tiranës të hiqnin fanellat. Ndërhyrja e forcave të rendit ka bërë që ata të largohen me vrap.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here