Kryeministri Rama ka propozuar Sandër Lleshin si zëvendëministër të brendshëm dhe pas kësaj ai do të komandohet në krye të Ministrisë, sa kohë që nuk ka një emër tjetër të dekretuar.
Rama mësohet të ketë thënë se Meta nuk ka dhënë arsye për ti thënë jo Lleshit, por vetëm ka shprehur bindjen e tij personale.
“Ne nuk duhet të biem në këtë situatë që nuk është e jona. Ne duhet ti dalim për zot situatës. Presidenti nuk ka dhënë asnjë arsye po vetëm mos bindjen e tij”, mësohet të ketë thënë Rama në mbledhjen me dyer të mbyllura.