Vrasja e ekstremistit grek. Shpërthen zv.presidenti i PE: Mos bëni hero Kaçifasin, kam dy fjalë për Greqinë

0
431

Dimitrios Papadimoulis, zv/ presidenti i Parlamentit Europian dhe deputet i partisë së Ciprasit, kryeministrit Aleksis Cipras, ndonëse i ka cilësuar të papërshtatshme deklaratet e kryeministrit Rama për vrasjen e minoritarit Kacifas, ka kërkuar që ai të mos trajtohet si hero.

Greqia si anëtari më i vjetër i familjes evropiane në Ballkan dhe më i fuqishëm dhe më i pasur, duhet të udhëheqë në mënyrë që rrethana të tilla te trishtuara të trajtohen me kujdes dhe seriozitetin e duhur. Ajo që tani ka rëndësi është te ulen tonet, për të ndaluar lojen politike nga të dy anët e kufirit dhe për të siguruar pjesëmarrjen aktive greke për të sqaruar rrethanat në të cilat u vra Konstantinos Katsifas”, thotë ai për mediat greke.

“Natyrisht ky njeri kishte pikëpamje ekstreme, me sa duket kishte kallashnikovin dhe qëlloi dhe të gjithë në Tiranë apo Athinë jane kundër dhunës kudo që ajo vjen ajo, dhe  kundër luftës së armatosur për të arritur objektiva politike, nuk duhet të bejme hero nje njeri, per ne është prioriteti i parë, dhe unë i them shtetit grek dhe shoqërisë greke, dy gjëra: së pari të sqarohet nëse Katsifas mund të neutralizohej pa u vrarë dhe e dyta te shmanget ky ping pong aciditeti dhe deklarata qe përkeqësojne marrëdhëniet dhe jetën e minoritetit grek në Shqipëri“, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here