Refuzimi i Lleshit. Reagon ashpër Erjon Braçe: Të shkarkohet Ilir Meta

0
564

Presidenti i Republikës Ilir Meta, nuk e ka dekretuar gjeneral Sandër Lleshin si ministër i Brendshëm. Në një reagim të shkurtër për mediat, presidenca sqaron se Meta nuk është i bindur për kandidaturën e Lleshit në krye të ministrisë së Brendshme.

Pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i deputetit socialist Erjon Braçe. Ai shkruan se Ilir Meta duhet të shkarkohet.

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe është shprehur se presidenti Ilir Meta duhet të shkarkohet.

Postimi i plotë

Ore përse çuditeni nga mosdekretimi i ministrit të ri nga presidenti (jo imi) Ilir Floriri! Dhe mirë të na bëhêt! Prandaj nuk e mori kurre voten time!Propozim grupit parlamentar të PS: Nëse nuk nisin procedurat e shkarkimit të presidentit të Monës për shkeljen e kushtetutes që po bën , unë do shqyrtoj seriozisht largimin nga PS. Ilir Meta duhet të shkarkohet, pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here