Publikoi emrat e biznesmenëve të përfshirë në vrasje makabre. Prokuroria e Vlorës nis hetimet për gazetarin

0
486

Gazetari i njohur, Flamur Vezaj ka ‘sulmuar’ Prokurorinë e Vlorës, pasi sipas tij, ka nisur hetimet ndaj gazetarëve duke zbatuar me përpikmëri udhëzimet e kryeministrit.

Vezaj bën me dije se prokuroria e Vlorës ka nisur hetimet ndaj gazetarit Elton Qyno, i cili disa ditë më parë publikoi dëshminë rrënqethëse të një të “penduari” i cili rrëfeu disa ngjarje të rënda të ndodhur në rrethin e Vlorës.

“Publikimi i kësaj dëshmie dhe dalja në dritë e emrave të përfshirë në këtë ngjarje, paska shqetësuar disa biznesmenë të fuqishëm me lidhje politike! Pasi i dolën në media emrat e të afërmve të tyre, të përfshirë në këto vrasje makabre (edhe me çekiç)! Për këtë fakt, prokuroria ka nisur hetimet duke i dërguar ftesë kolegut Qyno për të dhenë shpjegime për këto publikime që kanë trazuar prokurorinë dhe policinë e Vlorës e cila prej kohësh ndodhet në gjumë”, shkruan gazetari.

Postimi i plotë:

Te qeshesh apo te qash!
###
Ne kohen kur ne Vlore jane zhdukur rreth 15 persona e disa te tjere jane vrare dhe ngjarjet ende jane pa autor, Prokuroria e Vlores nis hetimet ndaj Gazetareve! Sic duket pervec Prokurorise se Krimeve te Renda qe tashme ka ngritur akuze penale ndaj Gazetareve, kete rruge po ndjek edhe prokuroria e Vlores qe po zbaton me perpikmeri “udhezimet” e KM qe e keqja e ketij vendi jane MEDIAT!!!!!
Kolegu Elton Qyno para ca dite publikoi deshmine rrenqethese te nje te “penduari” qe policia dhe prokuroria e Vlores nuk e moren seriozisht, i cili rrefej disa ngjarje te renda te ndodhur ne rrethin e Vlores! Publikimi i kesaj deshmie dhe dalja ne drite e emrave e te perfshire ne kete ngjarje, paska shqetesuar disa biznesmen te fuqishem me lidhje politike! Pasi i dolen ne media emrat e te afermve te tyre, te perfshire ne keto vrasje makabre (edhe me çekiç)! Per kete fakt, prokuroria ka nis hetimet duke i dergu ftese kolegut Qyno per te dhene shpjegime per keto publikime qe kane trazuar prokurorine dhe policine e Vlores e cila prej kohesh ndodhet ne gjume!!
Po gjeni autoret e ketyre rrembimeve ne mes te Vlores, vrasesit qe sorollaten lirshem, e arrestoni keta emrat qe thote ky i penduari po lereni Gazetaret te bejne punen e tyre!

#Qyno_mos_i_merr_telefonat_me_vete

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here