Kryeinspektori i IMT-së në Durrës Ardian Halili i cili u kanos nga 4 persona për shkak të detyrës, ka thënë se ai ishte ndjerë i kërcënuar pasi personat në fjalë i kishin shkuar në banesë dhe e kishin kanosur.
“Më erdhën në banesë dhe më kanosën. Prishja e objektit është për diten e martë, por kisha dërguar njoftimin sipas ligjit. U ndjeva i kërcënuar prandaj dhe bëra kallzim në Polici për personat në fjalë”, ka thënë ai për Fax News.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Bizë të Durrësit, ku 4 persona përkatësisht Bedri Dervishi, Nexhmije dhe Anita Dervishi, si dhe Begator Gjoka, i cili është polic burgjesh, kanë kanosur me jetë kryeinspektorin. Shkak për kanosjen është bërë një urdhër për prishjen e objektit, agjenci ”Dervishi”, që ndodhet te Ura e Dajlanit në hyrje të Durrësit.
Kanosja pasi familjes Dervishi në pronësi të së cilës është objekti i është dërguar urdhri për prishjen e objektit, ndërtim pa leje. Objekti ishte në proces legalizimi po me kërkesë të Drejtorisë së Hekurudhës Shqiptare është skualifikuar nga legalizimi, pasi cenon sigurinë hekurudhore.