Tensionohet situata edhe brenda grekëve, ekstremistët sulmojnë Pangalosin

0
420
Një grup ekstremistësh grekë ka sulmuar ish-ministrin e Jashtëm të Greqisë, Teodoros Pangalos pas deklaratave të tij se çdokush me armë në dorë do të vritej në çdo vend të globit.
Ai ishte i ftuar në një ndërhyrje në televizionin grek “Skai” duke thënë se ishte kundër faqezinjve që sulmojnë policinë me armë duke shtuar se ndaj tij policia do të sillej njëlloj si në SHBA, ashtu edhe në vendet skandinave, raporton Albeu.com.
Ndërkohë që deklarata e tij është mirëpritur nga shumica e grekëve, grupet ekstremiste e kanë sulmuar duke thënë se ishte nipi i diktatorit Pangalos, i cili në vitin 1925 bëri mjaft të këqija për Greqinë sipas tyre.
“Ky njeri, i cili ishte përgjegjës për politikën tonë të jashtme nuk ka bërë asgjë për Vorio Epirin”, deklaron grupimi Unioni Studentor për Vorio Epirin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here