Pasi u krijua grupi anti-Basha, PD merr goditjen e radhës: Ikën nga koalicioni partia…

0
427

Ditën e djeshme u bë publik lajmi  i krijim it të një grupi anti-Basha në rrjetet sociale, i cili bënte thirrje për protesta masive në datën 24 nëntor. Mirëpo ndërkohë që ende nuk dihet se kush fshihet pas ëktij grupi,  nja parti ka dalë nga koalicioni me PD.

Aleanca Kuqezi ka vendosur largimin nga koalicioni me Partinë Demokratike.

Ky vendim është marrë në një mbledhje të jashtëzakonshme. AK ka hapur dyert për negociata dhe krijimin e një Poli të Tretë, duke kërkuar ndryshimin e sistemit elektoral.

Po ashtu Aleanca Kuqezi u bën thirrje popullit për kryengritje popullore për shkatërrimin e e  stablishmentit.

Deklarata e plotë:

1- Largimin nga Koalicioni me Partinë Demokratike

2- Ti bëjë thirrje të gjitha partive opozitare të largohen nga Partia Demokratike e cila vazhdon marrëveshjen e tradhtisë së 17 Majit Basha-Rama!

3- Ti bëjë thirrje popullit për kryengritje popullore si e vetmja mënyrë për shkatërrimin e establishmentit 30 vjeçar në politik dhe eliminimin e dy bandave mafioze politike PD-PS.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here