Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri vendos të thyejë heshtjen sot me një konferencë për mediat në ambientet e Rogner në orë 11.00.
Pasi u paraqit personalisht në prani të avokatit Maks Haxhia në prokurorinë e Krimeve të Rënda ditën e hënë, Tahiri do t’i bëjë sot të njohur opinionit publik se çfarë ishte prova e rëndësishme që kishte dorëzuar.
Tahiri e ka konsideruar një montim politik procesin kundër tij ndërsa Rama kërkoi që Saimir Tahiri te pastronte emrin përpara se të kthehej aty ku ishte në strukturat drejtuese.
Deklaratën për mediat, Tahiri e ka njoftuar përmes një postimi në facebook:
“1 vit heshtje, sot kam disa gjera per te thene! Shihemi ne 11.oo, live ketu”, shkruan ai