Google search engine
Home Bota Rajoni Akuzohet për pastrim parash, prokuroria bllokon 69 objekte të partisë më të...

Akuzohet për pastrim parash, prokuroria bllokon 69 objekte të partisë më të përfolur opozitare

0
709

Si pasojë e pastrimit të parave përmes buxhetit të partisë është urdhëruar bllokimi i objekteve të njërës prej partive opozitare më të diskutuara.

Prokuroria ka urdhëruar bllokimin e 69 objekteve të partisë VMRO-DPMNE në Maqedoni, shkak është pastrimi i parave përmes buxhetit të partisë.

Pallati i Bardhë i partisë VMRO-DPMNE është bllokuar me urdhër të gjykatës. Gjykata penale përveç selisë së partisë vendosi të bllokojë edhe 68 shtabet e partisë opozitare në mbarë vendin, të dyshuar janë 14 persona.

Bllokimi i pasurive të partisë VMRO-DPMNE vjen si rrjedhojë e hetimeve të rastit “Talir” për të cilën prokuroria dyshon se përmes buxhetit të partisë ka bërë pastrim parash. Pallati i bardh i VMRO-DPMNE vlerësohet rreth 14 milion euro ndërsa pasuri të tjera në qytete të ndryshme të Maqedonisë rreth 3.5 milion euro.

Vendimi i gjykatës për ngrirjen e pasurive është ankimuar nga zyrtarë të VMRO-DPMNE në gjykatën e apelit.

Në urdhrin e prokurorisë theksohet se ekzistojnë dy arsye pse kanë kërkuar bllokimin e pasurisë së partisë. E para është paralajmërimi i kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski se ekziston mundësia se selia e partisë të shitet ose të jepet me qira. Arsyeja e dytë është shitja e një banese në Kisella Vodë në fillim të vitit, në vlerë prej 100 mijë eurove.

Dëshmitë e Prokurorisë thonë se nga viti 2009 deri në vitin 2015, kryetari i atëhershëm i partisë, Nikolla Gruevski ka pranuar mjete të paligjshme për financimin e partisë në vlerë prej rreth 5 milionë euro. Janë lidhur 78 kontrata për blerjen e pasurisë së patundshme. Paratë e paligjshme janë derdhur në arkën e partisë përmes fletëpagesave në bankë si donacion. Fletëpagesat janë shkruar nga i njëjti dorëshkrim dhe janë paguar në afat prej 20 deri 30 sekondave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here