Një incident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bilisht, ku një automjet tip “Smart” është përfshirë nga flakët.
Makina e tipit Smart me targa AA311JI, i parkuar në rrugë është djegur plotësit. Sipas policisë makina i përket 23-vjeçares Dezi Arapi.
Kjo e fundit mendon se zjarri është i qëllimshëm pasi kohët e fundit kishte patur një konflikt me një tjetër vajzë në qytetin e Bilishtit.
“Jam e bindur që zjarrin ma ka vënë babai i vajzës me të cilën pata konflikt. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 sapo unë u largova nga makina. Shpërthimi ka qenë i madh dhe shtëpitë janë tronditur,” tregon Arapi për BalkanWeb.
Pas kallëzimit të bërë, është shoqëruar në komasiariat babai dhe vajza e denoncuar.