CIA: Ja si Dushan Mugosha prishi marrëdhëniet me Enver Hoxhën dhe nisi luftën për ta rrëzuar nga pushteti, ishte në krye të operacioneve kundër regjimit

0
473

CIA i ka dhënë një rëndësi shumë të madhe prishjes së bashkëpunimit mes Enver Hoxhës dhe Dushan Mugoshës. Ky i fundit është themeluesi i Partisë Komuniste, por pasi e themeloi ai nisi luftën për të rrëzuar Enver Hoxhës. CIA tregon se si ai u vu në krye të njësisë që rekrutonte shqiptarët e arratisur nga regjimi.

Gusht 1951

Kongresi i Prizrenit, refugjatët shqiptarë në Jugosllavi

Shtypi dhe radio jugosllave kanë ruajtur qetësinë mbi Kongresin e mbajtur në qytetin kufitar jugosllav të Prizrenit. Rreth 400 delegatë përfaqësonin rreth 400 refugjatë shqiptarë që ndodhen aktualisht në Jugosllavi. Kryetar ishte 25 vjecari Rexhep Betsa, president i organizatës së refugjatëve shqiptarë në Serbi, ish-oficer, instruktor inxhinierie ne shkollën e oficerëve në Shkodër, i larguar drejt Jugosllavisë në 1949. Përfaqësuesi jugosllav ishte malazezi Dushan Mugosha, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në lëvizjen partizane gjatë kohës së luftës. Ai ka qenë një nga dy emisarët e Partisë Komuniste të Jugosllavisë në Shqipëri, të cilët bashkuan komunistët shqiptarë dhe formuan Partinë Komuniste të Shqipërisë. Kjo solli organizimin e partizanëve shqiptarë në një front dhe rrjedhimisht fitoren e luftës. Gjatë gjithë kohës së luftës ai ishte oficeri ndërlidhës mes komunistëve jugosllavë dhe shqiptarë. Rëndësia politike e Kongresit theksohet nga zgjedhja e vendndodhjes në Prizren, rreth 16 km larg kufirit shqiptar. Ky qytet ka luajtur rol të rëndësishëm në historinë moderne të Shqipërisë, kryesisht me “Lidhjen e Prizrenit” të vitit 1878, të krijuar kundër dhënies së katër qyteteve shqiptare Malit të Zi, sipas urdhrit të Kongresit të Berlinit. Ai mund të konsiderohet si përpjekja e parë e bashkuar për pavarësinë e Shqipërisë, që më vonë solli dhe formimin e shtetit shqiptar. Në shekullin e 19-të, teksa ishte ende nën kontrollin turk, Prizreni konsiderohej si pjesë integrale e Shqipërisë, por me kalimin e disa luftërave qyteti mbeti nën kufijtë e Jugosllavisë. Ai gjithsesi vazhdon të jetë një qendër e aktivizimit politik të drejtuar kundër qeverisë së Tiranës. Më pak se 10 për qind e delegatëve në kongresin e 10 majit 1951 besohet se janë ish-anëtarë të Partisë Komuniste, por duket qartë që kontrolli është në duart e komunistëve. Përshtypja që të jepet është se eventi është organizuar në kuadër të Frontit Popullor, me anë të të cilit jugosllavët arritën sukseset e tyre në luftë. Kongresi u shpreh në favor të një “Shqipërie të pavarur dhe demokratike” dhe kaloi një rezolutë një deklaronte luftë të ashpër ndaj regjimit skllavëror të Enver Hoxhës. Ajo kërkonte çlirimin e Shqipërisë nga “pushtimi i dytë”, me të cilin i referoheshin kontrollit sovjetik të vendit. Kongresi u shpreh gjithashtu po aq ashpërsisht kundër grupeve shqiptare të emigracionit në Itali e Greqi, të cilët i quante kolaboracionistë që kërkonin rikthimin e regjimit të vjetër. Jugosllavia ka marrë vlerësime nga Evropa për pritjen dhe mbrojtjen e refugjatëve shqiptarë.

Prill 1952

Instruktorët sovjetikë në vendet e Evropës Lindore

Me anë të punës së vazhdueshme dhe rrjetit të gjerë të instruktorëve e këshilltarëve në fusha të ndryshme, Bashkimi Sovjetik ka siguruar nënshtrimin e plotë ekonomik, politik e ushtarak të vendeve të Evropës Lindore. Sistemi i mbikëqyrësve që BRSS po ushtron në vendet e sferës së tij të interesit mund të krahasohet me format më të rënda të skllavërimit kolonial. Përveç ish-oficerëve sovjetikë, të cilët tani mbajnë poste drejtuese në të gjitha ushtritë e vendeve satelite, sot ka dhe rreth 100 oficerë që veprojnë si instruktorë. Ata janë vendosur në poste të larta ushtarake dhe kujdesen për gjithçka deri në detajet më të vogla. Për shembull, në Hungari ka oficerë sovjetikë në të gjitha njësitë e ushtrisë nga maja e regjimenteve deri në njësitë e rojeve kufitare. Në Shqipëri llogaritet se numri total i instruktorëve sovjetikë në ushtri dhe në ekonomi arrin deri në 3000. Specialistë civilë sovjetikë punojnë në ministritë e vendit, në rafinerinë e naftës në Kuçovë dhe në të gjitha minierat e mëdha, portet apo ndërmarrjet e rëndësishme. Ata sigurohen që të shfrytëzohen të gjitha burimet e Shqipërisë ndërsa populli të jetojë në varfëri. Për shembull, në tregun e Krujës nuk shitet asgjë. Çmimi i bukës në furrat është 100 lekë për kilogram. Nganjëherë nuk ka vajguri në treg për muaj me radhë, dhe atëherë kur ka, ai këmbehet me mish, vezë dhe produkte të tjera, pasi e gjithë nafta eksportohet drejt BRSS. Në Shqipëri janë vendosur tashmë dhe shumë specialistë “kulture”. Një kapiten sovjetik në regjimentin e Pogradecit po shërben si mësues i gjuhës sovjetike për ushtarët. Tre mësuese të gjuhës sovjetike femra janë punësuar në shkollën 8-vjeçare atje. Populli thotë se numri i sovjetikëve që përpiqen të kthejnë vendin në Rusi, është i njëjtë me italianët në kohën e pushtimit, dhe metodat që po përdoren janë të njëjta për të dyja palët.

Arroganca e rusëve

Majori Trasov, krye-instruktori sovjetik për Jugosllavinë, ka kërkuar një pishinë noti te vila e tij për fëmijët. Kur kjo u përfundua, ai urdhëroi një autobot me ujë të freskët të vinte çdo ditë në shtëpi. Ndërsa kur dyqanxhinjtë refuzonin të sillnin ushqim në shtëpinë e Tarasov pa kuponat përkatës, ai dërgonte dy ushtarë të armatosur te kreu i komitetit popullor duke e detyruar të sillte ushqimin. Zyrtarët sovjetikë në Jugosllavi silleshin me arrogancë të madhe. Majori Bikov, mbante gjithmonë tre ushtarë vetëm për të bërë pazarin dhe blerjet e sendeve luksoze si qilima, qelqurina kristali. Shpeshherë ai ankohet se nuk gjen ushqimet që dëshiron. Njëherë një derr prej 200 kg duhej të vritej pasi Bikov kishte kërkuar salsiçe te freskëta derri. Në shumë raste zyrtarët sovjetikë nuk hezitonin të shprehnin hapur përçmimin e tyre për popujt e tjerë, edhe ato aleatë. Njëherë gjenerali Obreskar, kur u njoftua se një garnizon shqiptarësh do të ftoheshin në një banket, ai u përgjigj: “Ç’na duhen këta shqiptarët e mjerë? Ne nuk i konsiderojmë njerëz ata”. Në Shqipëri, krye-instruktori sovjetik në seksionin III është një major. Në mesin e vitit 1951 ai mbante takime të rregullta dy-javore dhe kurse më të shkurtra mbi problemet dhe taktikat e rekrutimit. Oficerët rusë janë gjithashtu përgjegjës për klasifikimin e personelit, mbledhjen e bagëtive nga fshatarët, apo dhe orientimin e ekonomisë së vendit drejt luftës. Instruktorët sovjetikë punojnë gjithashtu për organizmin e ushtrisë gjermane. Ata kërkojnë që urdhrat e tyre të zbatohen pa marrë parasysh gjendjen e vendit dhe kjo ka sjellë shpeshherë diferenca opinioni me zyrtarët vendas. Për shembull në Shqipëri, instruktorët sovjetikë u mësojnë oficerëve vendas se në rast lufte, përqendrimi i artilerisë duhet të jetë në masën 120 topa në një front 1 kilometër të gjatë, por ushtria shqiptare nuk i ka në total 120 topa artilerie. Shumë nga të ashtuquajturit “ekspertë sovjetikë” nuk janë fare ekspertë dhe nganjëherë nuk ia kanë haberin fare detyrës së tyre zyrtare, pasi shpeshherë janë vetëm spiunë ose inspektorë policie. Pra detyrat kryesore të instruktorëve sovjetikë në vendet e Evropës Lindore janë nënshtrimi total i ushtrive lindore ndaj politikës së jashtme të BRSS, dhe përgatitja ushtarake për planet agresive që BRSS ka përcaktuar për këto vende specifike. Ata kërkojnë të riorganizojnë ushtritë sipas planit sovjetik dhe parimeve taktikore të ushtrisë sovjetike.

Janar 1975

Një zyrtar i lartë i ministrisë së Jashtme mund të jetë një tjetër që i bashkohet listës së gjatë të zyrtarëve të spastruar në Shqipëri muajt e fundit. Skënder Konica, kreu i drejtorisë së Ministrisë për Marrëdhëniet me Greqinë, Jugosllavinë dhe Italinë, me sa duket është zhdukur, pas raportimeve në Tiranë se Konica ishte përpjekur për krijimin e lidhjeve më të afërta me Perëndimin. Shqipëria kohët e fundit ka përmirësuar marrëdhëniet me vendet për të cilat Konica ishte përgjegjës, por ai mund të jetë treguar i paduruar me ritmin e ngadaltë të përmirësimit të lidhjeve. Gjithashtu në vitet 1950-të ai ka kryer një shërbim prej shtatë vitesh në Romë dhe besohet se mund të ketë krijuar lidhje të forta me italianët. Prej kësaj ai është bërë edhe më i dyshueshëm për lidershipin ksenofob komunist të Shqipërisë. Nëse Konica vërtet është spastruar, ai i bashkohet emrave të tjerë si ministri i mbrojtjes Balluku, ministri i Komunikimeve Qirko dhe ministri i Financave Verki, të cilët u larguan në gjysmën e dytë të 1974 për arsye ende të paspecifikuara. Ai ka qenë një nga dy emisarët e Partisë Komuniste të Jugosllavisë në Shqipëri, të cilët bashkuan komunistët shqiptarë dhe formuan Partinë Komuniste të Shqipërisë. Kjo solli organizimin e partizanëve shqiptarë në një front dhe rrjedhimisht fitoren e luftës. Gjatë gjithë kohës së luftës ai ishte oficeri ndërlidhës mes komunistëve jugosllavë dhe shqiptarë. Rëndësia politike e Kongresit theksohet nga zgjedhja e vendndodhjes në Prizren, rreth 16 km larg kufirit shqiptar. Ky qytet ka luajtur rol të rëndësishëm në historinë moderne të Shqipërisë, kryesisht me “Lidhjen e Prizrenit” të vitit 1878, të krijuar kundër dhënies së katër qyteteve shqiptare Malit të Zi, sipas urdhrit të Kongresit të Berlinit…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here