Kryedemokrati Lulzim Basha në një takim me gazetarët ditën e sotme ka paralajmëruar se PD do të publikojë së shpejti dosjen e Dibrës me skandalin e radhës, ku janë të përfshirë ish-ministri Saimir Tahiri, Damian Gjiknuri si dhe katër deputetë.
“Dosja e hetimore e Dibrës ku janë interceptuar në mënyrë ligjore, janë krijuar prova dhe fakte ligjore të përfshirjes së Saimir Tahirit asokohe ministër, Damian Gjiknuri dhe të paktën katër deputetëve të tjerë të PS-së në transaksione me banda të krimit të organizuar, me figura të krimit të orgarnizuar si Ymer Lala, për të ushtruar presion, për të blerë vota dhe për të kërcënuar banorët e Dibrës”, u shpreh Basha.
Kujtojmë që Ymer Lala është babai i deputetes Reme Lala.