Kalimi i yllit porutgez, Cristiano Ronaldo nga Real Madrid tek Juventus, shkaktoi një sërë polemikash.
Cristiano Ronaldo me anë të një interviste për France Football, ka zbuluar edhe arsyen e largimit nga Real Madrid. Ai është shprehur se Presidenti Perez nuk e shihte me të njëjtin sy që e kishte para 5 vitesh, e për këtë ai kishte zgjedhure të largohej tek Juventusi, skuadrë që sipas tij e donte e të vërtetë.
“Ndieja se brenda klubit, veçanërisht nga presidenti, nuk më konsideronin më siç më kishin konsideruar në fillim. Në katër apo pesë vitet e para, kisha ndjesinë e të qenit ‘Cristiano Ronaldo’. Më vonë ndihesha më pak i tillë. Presidenti më shihte me sy, që nuk donin ta thoshin gjënë e njëjtë, sikur nuk kisha më rëndësi dhe vlerë për ta, nëse e dini çfarë dua të them. Kjo situatë më bëri të mendoj largimin. Nganjëherë, i lexoja lajmet që thoshin se unë po kërkoja largimin. Kishte pak të vërtetë në këtë, po e vërteta është se gjithmonë e kam pasur përshtypjen se presidenti nuk do të më mbante. Nëse do të kishte qenë në lidhje me paratë, do të shkoja në Kinë, ku do të kisha fituar pesë herë më shumë se këtu, te Juventusi, apo te Real Madridi. Unë nuk kalova te Juve për paratë. Kam fituar të njëjtën shumë edhe në Madrid, nëse jo më shumë. Dallimi është se, te Juve, me të vërtetë më donin mua. Ata ma thanë dhe ma bënë të qartë këtë”.- u shpreh portugezi.