Zv/Ambasadori amerikan: Leja prindërore nuk duhet ta shmangë gjyqtarin Gjin Gjoni nga vettingu

0
402

Zëvendësambasadori në detyrë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Daniel Koski,ka përsëritur vendosmërinë e SHBA- ve për të mbrojtur shtetin ligjor.

Teksa deklaroi se SHBA do të vazhdojë të qëndrojë kundër zyrtarëve të korruptuar që përdorin postet e tyre,  Koski nuk la pa komentuar edhe rastin e gjyqtarit, njëkohësisht anëtar i KLD-së, Gjin Gjoni.

“Vendosmëria e Shtetet e Bashkuara për të mbrojtur shtetin ligjor është e pathyeshme. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë kundër zyrtarëve të korruptuar që përdorin postet e tyre për përfitime vetjake. Do të vazhdojmë të mbështesim vetting-un për çdo prokuror dhe gjyqtar, pa asnjë përjashtim. Për shembull, jemi dakord me Gjin Gjonin që leja e tij prindërore nuk duhet të shërbejë si një mënyrë që ai ta shmangë vetting-un” tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here