Kuvendi miratoi ligjin për bastet. Rama mesazh për skeptikët e opozitën

0
446

Pas pas miratimit ne Kuvend të ligjit për ndalimin e ‘Lojerave te fatit’, vjen reagimi nga kryeministri Edi Rama. Permes nje postimi ne ‘Twitter’ Rama theksoi se Kuvendi miratoi ndalimin e bixhozit, ndërsa thumboi opozitën.

“Kuvendi sapo miratoi me 100% të deputetëve të pranishëm NDALIMIN E BIXHOZiT (kazino elektronike dhe baste të çdo lloji off apo online) në 31 dhjetor👊Fjalët mbrapsht shpifësve të çdo kanali e portali, ndërsa me aktorët e Kinoshqupit kemi dhe gjyqet se do paguajnë një më një ata🤡”, shkruan Rama.

Kuvendi miratoi sot ligjin për ndalimin e ‘Lojërave të fatit’, i cili i hap rrugë mbylljes së aktiviteteve të kazinove duke nisur nga 1 janari. Ligji në fjalë u votua me 75 vota pro, por pa votat e opozitës.

Kjo e fundit kishte paralajmëruar se nuk do të merrte pjesë në Parlament, duke bojkotuar për të disatën herë seancat plenare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here