Gjykata e Krimeve të Rënda është vënë nën masa të forta sigurie, në një kohë kur priten të jepen masat e sigurisë për grupin e trafikantëve të drogës, të arrestuar të hënën në operacionin e gjerë “Vol-Vo 4”.
Droga, korrupsioni dhe skema e tjetërsimit të tokave do të gjykohen si një histori e pandarë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, e cila do të vlerësojë kushtet sesi u arrestuan dy ish-deputetët socialistë, Arben Ndoka dhe Arben Çuko.
Avokati i këtij të fundit kërkoi në seancë që çështja ndaj klientit të tij të gjykohet e veçuar, por trupa gjykuese ia ka mohuar këtë kërkesë.Gjatë seancës gjyqësore, një prej të pandehurve, Vlash Gazulli, humbi ndjenjat dhe e dërguan për trajtim mjekësor.