Cristiano Ronaldo doli dje në një konferencë për shtyp para mediave, ku foli për sfidën e ditës së sotme, atë mes Mançester Junajtid dhe Juventusit, por jo vetëm. Ai nuk i shpëtoi pyetjeve për temën e nxehtë të përdhunimit, si dhe premtoi që në rast se shënon nuk do të festojë.
Në këtë konferencë për shtyp, ylli portugez u paraqit me një orë me diamante që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Në një hulumtim të bërë është zbuluar se ora është e markës Jacob and Co, e gamës Kaviar Torubilon dhe ka plot 424 diamante të bardhë dhe të kuq.
Sipas mediave të huaja, kjo orë kushton rreth 2 milionë euro. Një shifër e “çmendur” që për Ronaldon është diçka më se normale.