Policia e Shtetit është ngritur në këmbë duke kryer një aksion anti-drogë në të gjithë vendin. Shumë qytete nga veriu në jug janë në alarm pas pranisë së forcave të shumta RENEA.
Raportohet se është bërë dhe një aksion për kapjen e Lul Berishës, me policinë që ka bastisur në shtëpinë e tij, edhe pse ky i fundit nuk është gjetur.
Ne fokus të policisë është goditja e grupeve kriminale ne trafik drogash e armesh. Pak më parë u arrestua edhe i ashtuquajturi “Bosi” i Shijakut, Flamur Avdyli.
Avdyli është arrestuar nga forcat RENEA bashkë me dy persona të tjerë, njëri me inicialet H.H, me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Në pranga kanë rënë edhe Astrit Avdyli, Jasin Avdyli, Fatos Llaftiu, Shkelqim Avdyli, Shaqir Gjepali.