Një 27- vjeçar është arrestuar nga efektivët e komisariatit të Vorës mbrëmjen e sotme në kryeqytet.
Mësohet se në pranga ka përfunduar Julian Shullazi, pasi lëvizte me një armë zjarri pistoletë tip TT me 27 fishekë.
I riu u arrestua pas kontrollit të makinës me të cilën lëvizte, një mjet tip ‘Benz’ me targa AA060UO brenda së cilës u gjet edhe pistoleta me fishekët.
Arrestimi i 27-vjeçarit është bërë kuadër të planit të masave për personat me precedentë penale.