Google search engine
Home Ekonomi Bllokohen dhe asgjësohen 962 kg mish, ja kushtet mizerable ku tregtohej, mbyllen...

Bllokohen dhe asgjësohen 962 kg mish, ja kushtet mizerable ku tregtohej, mbyllen disa biznese

0
427

Për periudhën 1-17 tetor 2018, trupa inspektuese e AKU-së në rang vendi ka kryer 181 inspektime për stabilimentet e produkteve shtazore. Konkretisht, për stabilimentet e prodhim/përpunim dhe tregtim të produktit mish janë kryer 137 inspektime nga të cilat janë marrë masë administrative, 54 paralajmërime, 20 masa administrative me gjobë në vlerën prej 4 000 000 lekë, 8 ndërprerje aktiviteti si dhe bllokim/asgjësim të 962.1 kg mish.

Ndërkohë për stabilimentet e përpunim dhe tregtim të produkteve të qumështit/nën produktet e tij janë kryer 44 inspektime nga të cilat janë marrë masë administrative, 24 paralajmërime, 5 masa administrative me gjobë me vlerën 700 000 lekë, 1 ndërprerje aktiviteti si dhe bllokim/asgjësim të 190 kg djathë i bardhë dhe 7.5 litra qumësht.

Subjektet për të cilat është marrë masa e menjëhershme me ndërprerje aktiviteti janë : Alb Orka dhe Rrok Uka në qytetin e Tiranës, Dylaver Suma në Dibër, Nexhip Cezma në Korçë, Sali Rustem Buci në Durrës, Netil Dalipi, Edmond Saraçi dhe Aldo Poroçani në Elbasan, të cilët janë stabilimentet e prodhim/përpunim dhe tregtim të produktit mish.

Ndërsa për stabilimentin e përpunim dhe tregtim të produkteve të qumështit/nën produktet e tij subjekti Pëllumb Xhanari në Fier. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, siguron se është në çdo kohë në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e Sigurisë ushqimore.

Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në info@aku.gov.al si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here