Zbulohet varri 3700-vjeçar i vajzës së Faraonit në Egjipt

0
789

Dhoma e varrit 3700 vjeçare e vajzës së Faraonit besohet të jetë gjetur pranë të rrënojave të një piramide të zbuluar së fundi në Egjipt.

Ministria e antikës tha se dhoma në nekropolin mbretëror Dahshur, në jug të Kajros, përmbante një kuti druri të gdhendur me hieroglifë. Brenda kutisë ishin katër kavanoza të mbushur me organet e të vdekurit, me gjasë të së bijës së mbretit Emnikama. Piramida e sundimtarit është rreth 600m nga dhoma.

Muajin e kaluar, arkeologët duke kërkuar rrënojat e një strukture gjetën një shtesë me dhjetë radhë hieroglifë që mbajnë emrin e Emnikama- s.

Ata gjithashtu zbuluan mbetjet e një sarkofagu antropoid.

Dahshur gjendet aty ku Sneferu, mbreti i dinastisë së katërt, ndërtoi piramidën e parë të lashtë të Egjiptit, Piramidën e Kuqe 103 metra të lartë, rreth 4,600 vjet më parë.

Ai gjithashtu ndërtoi një version më të hershëm, Piramidën Bent 105 metra të lartë, shpatet e së cilës ndryshojnë këndet prej 54 deri në 43 gradë rreth gjysmën e lartësisë. Sneferu u pasua nga djali i tij Khufu, i njohur për Piramidën e Madhe në Giza, e cila me lartësinë prej 138m  është njëra prej mrekullive të lashtësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here