Jean-Claude Juncker: Marrveshja e Brexit me Britaninë mund të arrihet për dy javë

0
564

Në një kthesë të konsiderueshme të qëndrimit të BE ndaj Britanisë në largim, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker tha dje se shanset e kompromisit për Brexit janë rritur ndjeshëm, duke sugjeruar se një marrëveshje mund të arrihet në dy javët e ardhshme. Mediat evropiane thonin se Brukseli do t’i ofrojë Britanisë një marrëveshje të tipit të Kanadasë. Komentet e Juncker vijnë para samitit të rëndësishëm të këtij muaji ku pritet të arrihet marrëveshja. Raportimet evropiane thonë se marrëveshja që do të ofrohet nga Brukseli do të përfshijë pjesë të planit të prezantuar nga kryeministrja britanike Theresa May, por jo tërësisht tregtinë pa pengesa me bllokun që ajo pretendon. Zhvillimi vjen gjithashtu para takimit të rëndësishëm të qeverisë britanike për planin e Brexit javën që vjen, ku do të diskutohen ndryshimet në propozimin e May, për t’i bërë kushtet më të pranueshme për BE me qëllim arritjen arritjen e marrëveshjes së shumëpritur. Ministri i Jashtëm Sir Alan Duncan gjithashtu shprehu optimizëm se një marrëveshje mund të arrihet përpara dhjetorit.

Intervista e Juncker

Britania e Madhe do të largohet nga BE deri më 29 mars 2019, por ende nuk ka marrëveshje për shumë çështje, duke përfshirë atë të tregtisë, të të drejtave të qytetarëve në të dyja entet dhe në shmangien e kontrolleve doganore në kufirin mes Irlandës dhe Irlandës së Veriut. I pyetur në intervistën me mediat austriake se a mund të arrihet një marrëveshje në takimin e ardhshëm të liderëve evropianë për 11 ditë, zoti Juncker tha: “Ne nuk jemi aq larg, por vullneti ynë është i pandërprerë për të arritur marrëveshje me qeverinë britanike”. Ai gjithashtu përsëriti qëndrimin e tij se mos-arritja e një marrëveshje nuk do të ishte e mirë pas për Britaninë dhe as për BE-në. Zyrtarët e BE dhanë një vlerësim optimist të përparimit në negociatat të premten në mbrëmje dhe raportuan një atmosferë më të mirë në bisedimet mbi kufirin irlandez. Kjo bëri që sterlina të rritej kundrejt euros dhe dollarit amerikan. Korrespondenti i BBC në Bruksel, Adam Fleming, tha se zyrtarët “duket se po shtyjnë të gjithë marrëveshjen që të arrihet në samitin e BE më 17 tetor.

2 palë të lodhura nga presioni

Kryeministrja May është nën presion në rritje nga Evropa dhe parlamenti i saj për modifikimin e plan të saj për t’i ngjarë sa më shumë atij të marrëveshjes tregtare BE-Kanada. Mediat britanike raportonin se negocjatorët e BE po kërkojnë marrëveshje për një tregti sa më të rrjedhshme por pa cenuar prestigjin e tregut të vetëm evropian, që ishte dhe shqetësimi i tyre kryesor për planin britanik. Brukseli më tej kërkon të përfshijë në kontratë klauzola për ndryshime të mundshme pas ditës së Brexit, ose të marrëdhënies së ardhme mes Konservatorëve dhe Laburistëve britanikë. Javën e kaluar Londra raportoi se kryeministrja po merrte në konsideratë një marrëveshje me ndarje më konkrete doganore me BE, si dhe tolerime të tjera ndaj rregullave të bllokut. Si negocjatorët evropianë dhe deputetët konservatorë në pushtet kanë marrë zemër nga ndryshimet në qasjen e kryeministres, duke treguar një evolucion të qëndrimit britanik. Zhvillimet u mbështetën dhe nga ministrja e Evropës në Irlandë, Helen McEntee e cila tha: “Besoj se në 10 ditët e ardhshme, nëse do të ketë një propozim, nuk do ta zgjidhë tërësisht çështjen e kufirit, por nëse është diçka ligjërisht e shëndoshë dhe fuksionale, zyrtarët e BE do të nisin punën me kryeministren May. Ajo kërkon të arrijë një marrëveshje sepse ky do të ishte përfundimi më i mirë për të gjithë ne. Ndërsa një skenar buzë-gremine pa marveshje as që duhet të na shkojë ndërmend. Nëse ka vullnet mund të arrihet, dhe unë besoj se vullneti është”./ Andi LAMKO

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here