Hodhi në erë shtyllën e tensionit në Kalimash, kapet autori

0
470

Policia e Kukësit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në Kalimash, ku u vendos një sasi eksplozivi në një shtyllë tensioni duke shkaktuar një shpërthim të madh pak para mesnatës së kaluar. Policia ka vënë në pranga një të ri nga fshati Kalimash.

Për zbardhjen e ngjarjes u angazhua një grup i posaçëm i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe Komisariatit të Policisë Kukës.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kukës, në përfundim të veprimeve hetimore të kryera, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Feim Lugja, 20 vjeç, banues në fshatin Kalimash.

I riu akuzohet se dje në mbrëmje në fshatin Kalimash, ka vendosur një sasi lënde plasëse në një shtyllë tensioni që furnizonte me energji elektrike ish-fabrikën e Kromit, ku për pasojë është dëmtuar shtylla.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e tij u gjet 32 m fitil zjarr-përcjellës, si dhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike, Cannabis Sattiva.

Në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 6 m fitil zjarr-përcjellës, i ngjashëm me atë që u gjet në banesën e tij.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Prodhimi, mbajtja pa leje e lëndëve plasëse” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here