Google search engine
Home Aktualitet Hyri me diplomë false për të marrë vizë amerikane, arrestohet sapo del...

Hyri me diplomë false për të marrë vizë amerikane, arrestohet sapo del nga ambasada

0
630

Paraqiti dokumente false certifikatë dhe diplomë shkolle për të marrë vizë në ambasadën amerikane, arrestohet një person nga Pogradeci.

Prangosja e tij është bërë pasi oficerët e kontaktit në ambasadë amerikane kanë njoftuar policinë e Tiranës për faktin e konstatuar.Sapo ky person ka lënë ambientet e ambasadës ai është arrestuar dhe akuzohet për falsifikim dokumentesh zyrtare.

Ndërkohë një hetim intensive ka nisur nga prokuroria e Tiranës pasi dyshohet se në zonën Librazhd-Pogradec ka një laborator të falsifikimit të dokumenteve që persona të ndryshëm paraqesin në ambasadat e vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here