UEFA ka bërë disa ndryshime me kompeticionin me të madh futbollistik të klubeve, Champions League.Tashmë ndeshjet që do të luhen do të jenë në dy orare, në 18:55 dhe në 21:00 ndryshe nga sa fillonin sezonet e kaluara në 20:45.
Arsyeja kryesore e këtij ndryshimi është që çdo kush të mund të ndjeki ndeshjet e Championsit.Kështu kjo do t’i lejojë që më shumë ndeshje të transmetohen në televizione. Gjithesi këtë vendim, UEFA do ta rishqyrtojë sërish në fund të sezonit, 2020-21.