“Lamtumirë dashuria ime”, shqiptari i dërgon ish-të dashurës videon e vetëvrasjes, ajo çfarë i ndodh më pas i habit të gjithë

0
842

Një shqiptar është shtirur sikur ka vrarë veten, më pas videon ia ka dërguar ish-it. Për këtë arsye 39 vjeçari  është në telashe nga policia italiane për armëmbajtje pa leje.

Sipas mediave italiane e gjithë ngjarja ka ndodhur të dielën, kur ish e dashura e shqiptarit e trembur ka telefonuar 112 (numri  i policisë në Itali), duke i treguar për videomesazhin që sapo kishte marrë nga 39 vjeçari.
Në video shqiptari dukej gjysmë nudo, me një pistoletë  në dorë teksa zbulonte se do të vriste veten.
“Lamtumirë dashuria ime”, ishin fjalët që shqiptari i drejtohet të dashurës
Menjëherë agjentët e policisë arritën në apartamentin e tij, por çuditërisht 39 vjeçari ishte i ulur i qetë përpara televizionit. Gjatë kontrollit iu gjetën armë zjarri të cilat i posedonte pa leje.Mendohet se shqiptari dërgoi një video të tillë që të dashurës t’i vinte keq për të dhe të ktheheshin bashkë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here