Me siguri nuk ju kishte shkuar ndërmend, por prezervativët mund të jenë të dobishëm për çdo gjë.
Dhe janë pikërisht disa peshkatarë në Kenia që i përdorin, jo vetëm gjatë marrëdhënieve seksuale, por edhe për diçka tjetër.
Në videon e publikuar nga BBC, shihet se ata i përdorin si një qese mbrojtëse për telefonat, në mënyrë që uji të mos depërtojë brenda.
Dhe këtë e bëjnë vetëm për një qëllim: të kërkojnë ndihmë në rast se ngecin në mes të detit dhe rrezikohen nga dallgët e mëdhaja të krijuara nga stuhite.