Asambleja e Partia Socialiste e Shqipërisë për qarkun Fier, e zhvilluar në ambientet e Teatri Bylis, është shoqëruar me tensione dhe debate të forta mes socialistëve dhe drejtuesve politikë.
Takimi zgjati rreth 90 minuta.
Në fokus të përplasjeve ishte drejtuesja politike e qarkut, Belinda Balluku, e cila u përball me kritika të drejtpërdrejta nga anëtarë të thjeshtë të partisë.
Një prej tyre, punonjës i kompanisë Albpetrol, akuzoi Ballukun për largime nga puna të socialistëve dhe zëvendësimin e tyre me mbështetës të partive të tjera. Balluku i ka pohuar duke i thënë se: Ta them hapur para gjithë pjesëmarrësve këtu në asamble përse je larguar? Në këto momente ka ndërhyrë Rama duke pohuar që ti lën këto debate.
Debati u tensionua deri në atë pikë sa u desh ndërhyrja e Kryeministrit Rama, i cili kërkoi ndërprerjen e diskutimeve të ashpra, pohuan burime informacioni brenda kësaj asambleje.
Përplasje pati edhe nga përfaqësues të zonës së Cakranit, të cilët shprehën pakënaqësi për drejtimin e partisë, duke deklaruar se ‘nuk është më Partia Socialiste që ka qenë’, por një strukturë me interesa të ngushta.
Gjatë diskutimeve të hapura, atmosfera në Asamblenë e Partia Socialiste e Shqipërisë për qarkun Fier është tensionuar ndjeshëm.
Sipas burimeve brenda mbledhjes, një pjesë e mirë e sallës ishte mbushur me drejtues institucionesh dhe mbështetës të Ballukut të ardhur nga Tirana, deputetët e Fierit, ndërsa pak vend ishte rezervuar për socialistë e Fierit.
Takimi nisi në orën 17: 00 dhe përfundoi rreth orës 18:30 ndërkohë që ardhja e Ramës u shoqërua me masa të forta sigurie. Garda pastroi zonën përreth teatrit, duke larguar makina e qytetarë, si dhe kufizuan praninë e gazetarëve në afërsi të ambientit ku zhvillohej mbledhja.






































