Google search engine
Home Bota Rajoni Moti i keq në Greqi! Uji merr përpara makinat dhe i çon...

Moti i keq në Greqi! Uji merr përpara makinat dhe i çon në det, shembet edhe një urë

0
55

Moti i keq ka goditur Greqinë gjatë 48 orëve të fundit. Ndër më të prekurat ka qenë ishulli Poros, ku banorët përjetuan momente të vështira.

Një nga urat në rrugën kryesore bregdetare në zonën Askeli, pranë Panagitsës është shembur, për shkak të presionit të madh të ujit dhe peshës së materialeve të sjella nga rrjedhat.

Mbrëmjen e së enjtes, për shkak të intensitetit të reshjeve, u rrit ndjeshëm prurja e lumit në zonën Askeli, duke marrë me vete dy automjete të parkuara, fatmirësisht pa pasagjerë, të cilat përfunduan në det.

Bilanci i dëmeve përfshin mbi 25 shtëpi dhe disa depo të përmbytura, ndërsa niveli i ujit në disa zona arriti deri në një metër e gjysmë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here