Google search engine
Home Bota Rajoni Abuzimi me fondet e BE/ Tronditet qeveria e Mitsotakis! 3 ministra japin...

Abuzimi me fondet e BE/ Tronditet qeveria e Mitsotakis! 3 ministra japin dorëheqjen

0
18

Tronditet qeveria e Mitsotakis! Tre anëtarë të qeverisë greke kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre nga qeveria, ndërsa në Parlament janë dërguar dosjet e reja mbi një skandal të lidhur me një rrjet të organizuar mashtrimi që përfshin fondet bujqësore.

Ata që kanë lënë postet e tyre janë Ministri i Mbrojtjes Civile Yiannis Kefalogiannis, Ministër i Zhvillimit Rural Kostas Tsiaras, dhe Zëvendësministër i Shëndetësisë Dimitris Vartzopoulos.
Sipas burimeve, riorganizimi i kabinetit pritet të realizohet sot, ndërsa betimi i anëtarëve të rinj të qeverisë është planifikuar për nesër. Po ashtu, pritet që edhe Kostas Skrekas të japë dorëheqjen nga pozicioni i sekretarit të Demokracisë së Re.

Hetimi i hapur ka të bëjë me ngjarje të vitit 2021 dhe përfshin vepra penale si nxitje për shpërdorim të besimit, mashtrim kompjuterik dhe vërtetim të rremë me qëllim përfitimin e paligjshëm. Prokuroria Europiane ka dërguar një dosje voluminoze në Parlamentin grek, lidhur me rrjetin e organizuar të mashtrimeve me fondet bujqësore, një skandal që ka goditur rëndë reputacionin e kryeministrit Qyriakos Mitsotakis.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here