Google search engine
Home Sport Luan ndeshjen e fundit në Argjentinë, Mesi shpërthen në lot

Luan ndeshjen e fundit në Argjentinë, Mesi shpërthen në lot

0
37

Në ndeshjen e tij të fundit në shtëpi, Lionel Mesi shpërtheu në lot ndërsa u rreshtua me shokët e tij të ekipit për herë të fundit në tokën argjentinase. Në një video që po bën xhiron në rrjetet sociale, sulmuesi shihet duke fshirë sytë, duke lënë të kuptohet se kjo është hera e fundit që ai do të luajë para tifozëve të tij në shtëpi. Argjentina e Mesit u përball me Zambian në La Bombonera në Buenos Aires në një miqësore, e ku ai shënoi një gol dhe asistoi një tjetër.

Mesi, i rikthyer në formacionin titullar nga trajneri Skaloni pas fitores së zbehtë të Argjentinës ndaj Mauritanisë të premten e kaluar, pati një ndikim të menjëhershëm në miqësoren e mbrëmshme të cilën e fituan thellë 5-0. Në Botëror, Argjentina do të luajë në Grupin J përballë Algjerisë, Austrisë dhe Jordanisë. Mesi do të luajë në Botërorin e 6-të ndërsa synon trofeun për herë të dytë radhazi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here