Google search engine
Home Bota CNN: A mund ta tërheqë Donald Trump SHBA-në nga NATO?

CNN: A mund ta tërheqë Donald Trump SHBA-në nga NATO?

0
21

Që nga fillimi i luftës me Iranin më shumë se një muaj më parë, Presidenti i SHBA-së Donald Trump e ka kritikuar vazhdimisht NATO-n. Edhe në daljet e fundit Trump tha se do të shqyrtonte tërheqjen e vendit nga organizata.

Aleanca ushtarake u krijua në vitin 1949 për të “siguruar një paqe të qëndrueshme në Evropë dhe Amerikën e Veriut”.

Pavarësisht pretendimeve të Trump se ai mund ta tërheqë vendin e tij nga aleanca, një ligj i miratuar nga Kongresi në vitin 2023 thotë se “presidenti nuk do të pezullojë, përfundojë, denoncojë ose tërheqë Shtetet e Bashkuara nga Traktati i Atlantikut të Veriut”, përveç nëse kjo bëhet “me këshillën dhe pëlqimin e Senatit, me kusht që dy të tretat e senatorëve të pranishëm të jenë dakord, ose në përputhje me një Akt të Kongresit”.

Në një intervistë me emisionin “This Week” të ABC muajin e kaluar, senatori Thom Tillis, republikani më i lartë në Grupin Vëzhgues të NATO-s të Senatit dypartiak, tha se “nuk është e vërtetë në fakt” që Trump mund të tërhiqet nga NATO pa Kongresin.

“Presidenti i Shteteve të Bashkuara nuk mund të tërhiqet nga NATO. Tani, duke thënë se presidenti mund ta helmojë pusin, presidenti mund ta bëjë atë funksionalisht të çaktivizuar nëse dëshiron”, deklaronte ai.

Tillis gjithashtu mbrojti aleatët e NATO-s pasi Trump i quajti ata “frikacakë” që nuk e kanë ndihmuar SHBA-në.

Megjithatë, një opinion ligjor i vitit 2020 nga Zyra e Këshilltarit Ligjor të Departamentit të Drejtësisë thotë se presidenti ka autoritet ekskluziv mbi traktatet, shkruan CNN.

Tërheqja e SHBA-së në mënyrë të njëanshme nga NATO mund të përfundojë në varësi të analizës së një gjykate, thuhet më tej sipas një raporti të Shërbimit Kërkimor të Kongresit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here