Google search engine
Home Politike Qeveria emëron drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Qeveria emëron drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

0
50

Zgjidhet drejtori i ri i Policisë së Shtetit. Bëhet fjalë për Skënder Hitën, i cili është drejtor aktual në Policinë e Fierit. Lajmi u konfirmua nga ministri i Brendshëm, Befort Lamallari, përmes një reagimi në rrjetet sociale.

Kujtojmë se në garë morën pjesë 16 kandidatë, 2 prej të cilave, zonja, u skualifikuan, ndërsa 14 të tjerë konkurruan në të gjitha fazat. Në bazë të sistemit të pikëzimit, tre prej emrave të kandidatëve që siguruan më shumë pikë, iu përcollën ministrit, ndërsa ky i fundit vendosi për pasardhësin e Ilir Prodës. Ky i fundit u shkarkua me urdhër të kryeministrit Edi Rama, pas protestës së opozitës.

Reagimi i ministrit Besfort Lamallarit

Sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave miratuam vendimin për dhënien e gradës Drejtues Madhor dhe emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z.Skënder Hita. Ky është një vendim i bazuar në meritë, profesionalizëm dhe integritet.

Skënder Hita ka rezultuar ndër kandidatët më të vlerësuar nga një proces konkurrues, duke dëshmuar përvojë të spikatur, vizion të qartë strategjik dhe angazhim të palëkundur ndaj ligjit dhe qytetarëve.

Policia e Shtetit ka një rol kyç në garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Prandaj, drejtimi i saj kërkon jo vetëm aftësi profesionale, por edhe ndershmëri, etikë dhe përgjegjësi të lartë publike.

Jam i bindur se, nën drejtimin e tij, Policia e Shtetit do të vijojë të forcojë performancën, të rrisë besimin e qytetarëve dhe të përmbushë me përkushtim misionin e saj në shërbim të sigurisë dhe shtetit të së drejtës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here