Google search engine
Home Aktualitet Vlorë/ Ndalohet lundrimi për mjetet e vogla, anulohet nisja e tragetit Vlorë-Brindis

Vlorë/ Ndalohet lundrimi për mjetet e vogla, anulohet nisja e tragetit Vlorë-Brindis

0
31

Qyteti i Vlorës mëngjesin e kësaj të enjteje është zgjuar nga kushtet e motit të paqëndrueshme. Në vijim të kësaj, kapitenaria e portit detar të Vlorës ka vendosur të pezullojë lundrimin detar të mjeteve të peshkimit dhe atyre lundruese për këtë të enjte si dhe për ditën e premte. Shkak është bërë era e fortë bregdetare dhe deti me dallgë që nuk e lejojnë lundrimin.

Ndërkohë, trageti i linjës Vlorë-Brindis, sipas njoftimit, sot nuk do të mbërrijë në Vlorë, ndërsa nesër fillon udhëtimi në normalitet.

“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës gjatë datave 26–27.03.2026, ku duke filluar nga ora 06:00 e datës 26.03.2026 pritet erë në drejtimin JUG-JUGLINDJE me forcë deri 6–7 Bft, shpejtësi 15–20 m/s dhe lartësi dallgësh nga 1.50 deri në 2.50 metra, ju njoftojmë si më poshtë :

1. ​Është ndaluar pajisja me leje nisjeje e mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit që synojnë të operojnë jashtë Gjirit të Vlorës (në det të hapur), duke filluar nga ora 06:00 e datës 26.03.2026, deri në orën 06:00 të datës 27.03.2026.

2. ​Me qëllim parandalimin e çdo rreziku apo situate emergjente për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjitha subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për marrjen e masave të nevojshme në sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve.

3. ​Anija pasagjere e linjës Vlorë–Brindisi–Vlorë ka anuluar lundrimin dhe mbërritjen në Portin e Vlorës për datën 26.03.2026.

4. ​Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

5. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit pritet pas orës 06:00 të datës 27.03.2026”, thuhet në njoftim zyrtar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here