Agjencia për Media dhe Informim njofton se në mbledhjen e qeverisë, datë 26 mars 2026, janë miratuar vendime dhe projektligje në disa fusha të administrimit publik dhe zhvillimit ekonomik.
Vendimet kryesore të miratuara përfshijnë:
Licencat për baste sportive online: U përcaktuan kriteret e vlerësimit, afatet, procedura e konkurrimit dhe metodologjia e pikëzimit të subjekteve për dhënien e licencës për baste sportive online.
Pasuria kulturore në Lin: Një zonë në fshatin Lin u shpall “Ansambël arkitektonik urban” dhe regjistrohet si pasuri kulturore e paluajtshme.
Zonat me përparësi për ekonominë malore: Disa zona në territorin e Bashkive Bulqizë, Pukë dhe Lezhë u shpallën “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore”.
Garancia Evropiane për Fëmijët: U miratua Plani Kombëtar i Veprimit 2026–2030.
Administrimi i pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara: Qeveria dha mendimin për projektligjin joqeveritar që parashikon ndryshime në ligjin nr.34/2019.
Investime në energji fotovoltaike: U miratua ndërtimi i dy centraleve gjeneruese të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, nga shoqëritë “TEKNO FIRE” në Mbreshtan, Bashkia Kolonjë, dhe “KRONOS KONSTRUKSION” pranë fshatit Vërnik, Bashkia Devoll, Qarku Korçë. Këto investime nuk janë objekt koncesioni dhe nuk përfitojnë nga masat mbështetëse.
Pensioni i posaçëm shtetëror: Z. Fatmir Qeramudin Cuka mori pension shtetëror në masën e dhjetëfishit të pensionit social.






































