Google search engine
Home Politike Nuk votoi për Ballukun/ “E lexova me vonesë një deklaratë tënden”, Spiropali...

Nuk votoi për Ballukun/ “E lexova me vonesë një deklaratë tënden”, Spiropali i përgjigjet Ballës: Thirre grupin, tani

0
59

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha sot se do të mbledhë grupin socialist për të marrë një vendim, lidhur me mungesën e Elisa Spiropalit në seancën për votimin e imunitetit të Belinda Ballukut.

Vetë Spiropali iu përgjigj Ballës:

Taulant, e lexova me vonesë një deklaratë tënden publike.
Jam plotësisht dakord. Nëse çështja kërkon konsultim me grupin parlamentar, atëherë është pikërisht ajo që duhet bërë pa vonesë.

Thirre grupin dhe zhvillojmë një diskutim të plotë.

Vendimmarrja kolektive është forca e grupit të PS dhe garancia e legjitimitetit politik. Çdo qëndrim që del nga një diskutim i hapur, i troçtë dhe i ndërgjegjshëm, meriton respekt, pavarësisht drejtimit që merr.

Rëndësi ka që vendimi të jetë i menduar, i argumentuar dhe në përputhje me përgjegjësinë që kemi përballë publikut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here