Google search engine
Home Politike Gara për kreun e Policisë së Shtetit, e Ngarkuara me Punë e...

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, e Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VonHorn vizitë në Ministrinë e Brendshme

0
28

 E dërguara me punë e Shteteve të Bashkuara Nancy VanHorn sapo ka hyrë në Ministrinë e Brendshme.

Kjo vizitë vjen ndërkohë që ka nisur edhe faza e intervistimit për 14 kandidatët që garojnë postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas shkarkimit nga detyra të Ilir Prodës.

Procesi po zhvillohet sipas rendit alfabetik, ndërsa i pari që është paraqitur për intervistë ka qenë Afrim Tafa, aktualisht drejtor i Policisë së Durrës.

Në garë për drejtimin e institucionit më të lartë të rendit në vend janë 14 kandidatë:

Afrim Tafa
Alfred Çepe
Arjanit Arapi
Elidon Çela
Gentian Berberi
Gentjan Shehaj
Idajet Faskaj
Lorenc Panganika
Neritan Nallbati
Pëllumb Seferi
Rebani Jaupi
Saimir Boshnjaku
Skënder Hita
Tonin Vocaj

Faza e intervistimit pritet të vijojë gjatë ditëve në vijim, ndërsa në përfundim të saj do të përzgjidhet kandidati që do të drejtojë Policinë e Shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here