Google search engine
Home Sport Kosova shpall listën, trajneri Foda i beson grupit te meparshem

Kosova shpall listën, trajneri Foda i beson grupit te meparshem

0
45
Screenshot

Të enjten e ardhshme Kosova luan në Bratislavë ndaj Sllovakisë, në gjysmëfinale të playoff”-it për kualifikim në Kampionat Botëror. Dhe Foda të premten shpalli listën e lojtarëve, në prag të grumbullimit që zyrtarisht fillon të hënën. Nuk ka emra të rinj në listë. E pritshme kjo pas ciklit më të suksesshëm që ka pasur Kosova deri më tani. Në grup “të vdekjes” me Zvicrën, Slloveninë e Suedinë, Kosova përfundoi e dyta dhe siguroi plejofin.

 që shkëlqyen në ndeshjet me Suedinë dhe Slloveninë, por edhe në ndeshjen e dytë me Zvicrën, do ta bartin barrën në ndeshjen historike në Bratislavë. Kosova do të jetë pa lojtarë të rëndësishëm në plejofin kualifikues. Për shkak të lëndimeve mungojnë kapiteni Amir Rrahmani dhe lideri i mesfushës, LeonAvdullahu. Madje Avdullahu është lënduar këtë javë. Për shkak të një lëndimi mungon edhe Muharrem Jashari. Arijanet Muriqipritet të jetë portier i parë, kurse janë ftuar edhe Amir Shaipi e Visar Bekaj. Prej mbrojtësve, pos Hadërgjonajt e Demakut janë ftuar edhe Mërgim Vojvoda, Kreshnik Hajrizi, LumbardhDellova, Fidan Aliti, Albian Hajdari, Ilir Krasniqi dhe DionGallapeni. Vedat Muriqi është lider i pakontestueshëm i sulmit, kurse prej lojtarëve ofensivë janë ftuar edhe Fisnik Asllani, që pritet të jetë partner i Muriqit, pastaj Albion Rrahmani, EdonZhegrova, Milot Rashica, Ermal Krasniqi e Baton Zabërgja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here