Google search engine
Home Sport Ernest Muçi merr ftesë nga Silvinjo

Ernest Muçi merr ftesë nga Silvinjo

0
44
Screenshot

Ndeshja e 26 marsit ndaj Polonisëkërkon një grup sa më cilësor dhe tëpërgatitur, por edhe kualitete që dinë tëzgjidhin ndeshjen në momentin e duhur. Sulmi ka pasur probleme sepse titullarët janë dëmtuar, përfshi Rei Manajn e Mirlind Dakun, por nëpikëpyetje ështëedhe Armando Broja.

Kështu që në repartin ofensiv mbeten alternativat si Arbër Hoxha, Myrto Uzuni dhe Ernest Muçi, pa përfshirë dhe ndonjë tjetër element që do tëpëlqehet nga Silvinjo dhe që mund të jenë risi nëkëtë të shtunëkur trajneri brazilian tëzbulojë listën e lojtarëve të grumbulluar. Gjithsesi, ka një lajm të mirë për tifozët ende pa u bërë publike lista. Kështu, Ernest Muçi është ftuar nga trajneri Silvinjo për ndeshjet e marsit. Trabzonspori e ka konfirmuar zyrtarisht përmes rrjeteve sociale, ndërsa Federata Shqiptare e Futbollit e publikon nesër listën e plotë.

Ky është një rikthim i bujshëm në Kombëtare, teksa Muçi ka shpërthyer te Trabzonspori. Në vitin 2025 pati vetëm 30 minuta hapësirë për të te kuqezinjtë, ndërsa mbetet për t’u parë çfarë roli do luajë në “play off”. Kombëtarja sfidon Poloninë në transfertë. Ky takim gjysmëfinal për fazën “play off” të Botërorit është rezervuar më 26 mars, prej orës 20:45.

Vlerësimi te Trabzonspori

Ernest Muçi është pjesë e treshes së golashënuesve te Trabzonspori, që renditen të dytët për gola të shënuar në “Top 10” ligat e Euopës. Deri tani janë 42 gola të shënuar në 27 javë të Superligës turke. Në vend të parë është Bajern Mynih në Bundesligë, ku treshja kryesore e sulmit ka shënuar 55 gola.

Kejn, Luis dhe Olise po tregohen të pandalshëm në kampionatin gjerman. Pas Trabzonsporit vjen Barcelona, me 37 gola të shënuar në La Liga nga Jamal, Torres dhe Rafinja. Te Trabzonspori është një sulm që po funksionon në mënyrë të shkëlqyer.

Onuaçu me 21 gola, Augusto me 11 gola dhe Muçime 10 janë më të rrezikshmit e kampionatit. Duhet thënë se Muçi shpesh po detyrohet të luajë në krahët e sulmit, edhe pse roli i tij i preferuar është si numër 10. Mesfushori me tipare sulmuese, si i huazuar, është një nga goditjet më të vlerësuara te Trabzonspori.

Polonia zbardh listën, janë Levandovski dhe të tjerët

Ndeshja e 26 marsit do të jetë e vështirëdhe për rivalin tonë, Poloninë, e cila prej ditësh i kushton rëndësi takimit. Polonia është gati për ndeshjen me Shqipërinë. Trajneri Jan Urban ka publikuar listën zyrtare me 25 emra ku nuk mund të mungonte lideri Robert Levandovski. Më tej është ftuar Oskar Pietushevski, që është vetëm 17 vjeç dhe e duan të gjithë tifozët.

Talenti i Portos akoma nuk ka provuar as ndjesinë e stolit me ekipin e parë. NikolaZalevski është po ashtu pjesë e listës, edhe pse ndaj Shqipërisë do të mungojë. Lojtari i Atalantës në Seria A ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Në Poloni i bëjnë llogaritë për finalen e “playoff” të Botërorit, duke projektuar kualifikimin ndaj Shqipërisë.

Sfida Poloni-Shqipëri është gjysmëfinalja e “playoff” të Botërorit. Ky takim do të luhet më 26 mars, prej orës 20:45.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here