Me afrimin e fundit të sezonit klubet po ideojnë që tani pankinate ardhshme, duke vendosur rreth të ardhmes së trajnerëve. Por ka edhe trajnerë që duken të paparashikueshëm për vendimet qëdo të marrin, sidomos kur janëtrajnerë të nivelit të lartë. LuisEnrike ka reaguar pasi u pyet nga një tifoz për një kalim të mundshëm te Mançester Junajtid.
Enrike, 55 vjeç, konsiderohet një nga trajnerët më të mirë në botë, pasi ka udhëhequr Paris San Zhermen drejt dy titujve të Ligue 1 dhe Ligës së Kampionëve, mes trofesh të tjerë që nga viti 2023. Spanjolli gjithashtu fitoi dy tituj të La Ligës dhe Ligën e Kampionëve gjatë kohës së tij si trajner i Barcelonës.
Me Junajtid që thuhet se po kërkon një trajner të përhershëm, ndërsa Majkëll Jarriku po bën një punë të mirë, Enrike është lidhur natyrshëm me një kalim në “OldTrafford”. Në një video që u bë virale në rrjetet sociale, Enrike po nënshkruante autografe për një tifoz, i cili i tha: “Shpresoj të qëndrosh te PSG për një kohë të gjatë”. Në përgjigje, Enrike tha: “Edhe unë”.Tifozi më pas shtoi: “Jo tek Junajtid, apo jo?”.
nuk u përgjigj, por vetëm qeshi, duke e kaluar me sportivitet komentin. Duke folur për mundësinë që Enrike të largohet nga PSG për tek Junajtid, ish-lojtari i Mançester Sititdhe Anglisë, Joleon Leskot, tha: “Nuk e di nëse Enrike do të shkojë atje, sepse nuk mendoj se i sheh si pretendentë të vërtetë.“Mendoj se Karrik duhet ta marrë punën, sepse nuk e di nëse Enrike do t’i ndihmojë ata të bëhen pretendentë. Mendoj se Karrik patjetër që mund ta bëjë këtë. Ka një lidhje më të fortë me klubin, tifozët dhe gjithçka tjetër për t’i çuar në atë nivel”. Duke parë përpara, PSG e Enrikes do të përballet me Liverpulin në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
PSG arriti në tetëshen e fundit pasi fitoi me rezultat të përgjithshëm 8-2 ndaj Çelsit.Ndërkohë, Liverpuli përmbysi humbjen 1-0 duke mposhtur e Gallatasarain me rezultat 4-0 në “Anfield”. Duke folur për përballjen me PSG, trajneri i Liverpulit, Arne Slot, tha: “Sezonin e kaluar kundër PSG-së u dominuam plotësisht në transfertë, luajtëm një ndeshje të shkëlqyer në ‘Anfield’, por humbëm mepenallti.
“Të jem i sinqertë, ata nuk e kanë ulur nivelin. Ishte vështirë të përmirësoheshin, por kanë qenë shumë mbresëlënës deri tani. “Nuk besoj se do të jenë shumë të lumtur të luajnë kundër nesh pas paraqitjes sonë sonte, dhe sezonin e kaluar ne ishim skuadra e vetme që i çoi në kohë shtesë dhe penallti”.









































