Google search engine
Home Sport Alegri: Rinovimi i Modriçit varet nga vetë kroati

Alegri: Rinovimi i Modriçit varet nga vetë kroati

0
30
Screenshot

Trajneri i Milanit, Masimiliano Alegri,thotë se Luka Modriçi“sjell entuziazëm dhe pozitivitet” në skuadër, por e ardhmja e tij në “San Siro” mbetet e pasigurt. Modriçi, 40 vjeç, ka qenë titullar i rregullt i Milanit këtë sezon dhe kontrata e tij skadon në qershor.

Milani ka një opsion për ta zgjatur qëndrimin deri në vitin 2027, por klubi nuk do ta aktivizojë atë nëse ylli kroat nuk pranon. Gjatë një konference për shtyp para ndeshjes të premten, Alegri u pyet nëse Modriçi do të qëndrojë në “San Siro” edhe për një sezon tjetër.“Klubi do të flasë me të. Varet nga ai,tha Alegri.

“Ai ka një Kupë Bote për të luajtur.Ndërkohë, le ta lëmë të luajë dhe të kënaqet”, shtoi ai. Gjashtë herë fitues i Ligës së Kampionëve me Real Madridin, Modriçi ka shënuar dy gola dhe ka dhënë tre asistime në 31 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.

Ai iu bashkua “Rossonerëve” verën e kaluar, pasi përfundoi kontrata e tij me gjigantin e La Ligës. Luka erdhi dhe solli cilësi jo vetëm në aspektin teknik, por mbi të gjitha në atë njerëzor dhe profesional, sidomos për lojtarët e rinj”, vazhdoi Alegri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here