Teksa sot Kuvendi pret të miratojë kërkesën për dhënien apo jo të autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut, kjo e fundit ka refuzuar që të flasë në sallën e seancave plenare, siç e përcakton procedura. Mësohet se Balluku ka zgjedhur mos të shkojë sot në Kuvend.
Gjatë fjalës së tij, kryeparlamentari Niko Peleshi deklaroi se zonja Balluku nuk kishte paraqitur kërkesë për të marrë fjalën, ndërsa i kaloi radhën deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi.
Në seancë deri tani mungojnë nga PS deputetët Elisa Spiropali dhe Fatmir Xhafaj.








































