Google search engine
Home Politike PS refuzoi heqjen e imunitetit të Ballukut, reagon Ambasada Amerikane

PS refuzoi heqjen e imunitetit të Ballukut, reagon Ambasada Amerikane

0
50

Partia Socialiste prezantoi ditën e djeshme në mbledhjen e grupit raportin e dalë nga Këshilli i Mandateve mbi kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda ballukut, ku bëhej thirrje që në 12 mars të votohej kundër heqjes së imunitetit të deputetes.

Ambasada Amerikane i është përgjigjur pyetjes së News24 në lidhje me këtë çështje. Ambasada thekson faktin se institucionet e drejtësisë duhet të jenë të pavarura, madje i quan kusht për vijimin e bashkëpunimit mes SHBA-së dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit ndërkombëtar

“Pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për vazhdimin e bashkëpunimit mes SHBA-së dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit ndërkombëtar. Nuk kemi koment për çështje ligjore që janë në proces”, shprehet ambasada.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here