Google search engine
Home Sport Spaleti nis e gjuan me shuplakë lojtarët e tij, por në Skoci...

Spaleti nis e gjuan me shuplakë lojtarët e tij, por në Skoci tifozët e Rejnxhërs pushtojnë fushën

0
7

Adriatik BALLA

Racizmi dhe dhuna janë dy elementë problematikë në lojën e futbollit dhe fatkeqësisht një pjesë e madhe e këtyre dy shqetësimeve ndodh nga tifozeritë, por nuk mungojnë as rastet kur dhuna ka protagonist lojtarët në fushë e madhe shpesh edhe anëtarë të stafeve teknike. Kështu, trajneri i Juventusit, Luçiano Spaleti, e goditi lehtë me shuplakë lojtarin e kombëtares së SHBA-së, Ueston McKenie, gjatë festimit të “Bianconerëve” për golin e Kenan Jildiz kundër Pisës. Juventusi fitoi ndeshjen e parë në Serie A pas më shumë se një muaji të shtunën, duke mposhtur në shtëpi ekipin në vështirësi, Pizën, me rezultatin 4-0.

Pas golit të tretë të Jildiz në minutën e 75-të, shumica e lojtarëve vrapuan drejt vijës anësore për të përqafuar trajnerin Luciano Spaletin në ditëlindjen e tij të 67-të. Tekniku italian përqafoi lojtarët e tij, por më pas e goditi lehtë me shuplakë Ueston McKenien kur amerikani iu afrua. Nuk është hera e parë që Spaleti e bën këtë me një nga lojtarët e tij, pasi ai bëri të njëjtën gjë në janar me Lois Opendan para se sulmuesi të futej në lojë në një ndeshje të Ligës së Kampionëve kundër Benfikës. Megjithatë, është e qartë se Spaleti është shumë i kënaqur me paraqitjet e McKeniet këtë sezon, pasi amerikani ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë shtatë asistime në 27 ndeshje nën drejtimin e teknikut toskan dhe ka fituar një zgjatje kontrate deri në vitin 2030. Ndërkohë, nga Italia mënyra e dhunës ka ndryshuar. Nëse Spaleti ushtron dhunë në një version filozofik, në Skoci dhuna është reale pasi tifozët pushtojnë fushën pas humbjes së skuadrës së tyre dhe gat isa nuk ndodh përpleshja e madhe mes tifozerive. Kaos në stadiumin “Ibrox Stadium” të Glasgout. Tifozët e Rejnxhërsit kanë pushtuar fushën pas eliminimit në çerekfinale të Kupës së Skocisë nga rivali i më i madh i tyre, Sëlltiku.

Sëlltiku fitoi 4:2 në gjuajtje të penalltive pas 120 minutave pa gola në ndeshjen për Kupë të Skocisë. Shikuesit e Sëlltikut hynë të parët në fushë për të festuar kalimin në gjysmëfinale. Ata shtynë me forcë rojet e sigurisë dhe policisë për të hyrë në fushë. Në kundërpërgjigje, shikuesit e Rejnxhërsit të vendosur përballë, pushtuan fushën duke krijuar kaos. Ata hodhën fishekzjarrë në drejtim të tifozëve të Seltikut. Kjo nxiti ndërhyrjen e zyrtarëve të policisë që krijuan dy vija sigurie për të parandaluar përleshjen ndërmjet tifozëve të Rejnxhërsit dhe Selltikut. Për Rejnxhërsin luajti shqiptari Nedim Bajrami. Mesfushori kuqezi u tregua i saktë në goditjen e penalltisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here