Google search engine
Home Sport Silvinjo në hall, pas dëmtimit të Brojës edhe Daku rrezikon të mungojë...

Silvinjo në hall, pas dëmtimit të Brojës edhe Daku rrezikon të mungojë në “play-off”-in e Botërorit

0
40

Adriatik BALLA

Shqipëria do të luajë me Poloninë më 26 mars ndeshjen gjysmëfinale të “play-off”-it të vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës, por kur po afron ora e përballjes në Varshavë situata në kampin kuqezi nuk është aq e mirë, pasi disa lojtarë janë dëmtuar, përfshi sulmuesit Mirlind Daku dhe Armando Broja. Kjo e ka bërë me dhimbje koke trajnerin Silvinjo, që si rrrallë herë i nevojitet që në këtë ndeshje të ketë një grup sa më të kompletuar e në formë të mirë sportive.

Dëmtimi i Dakut dhe situata e sulmuesit

Trajneri i Kombëtares, braziliani Silvinjo, do të jetë i detyruar të bëjë zgjedhje të tjera për repartin e sulmit sa i përket ndeshjeve të play-off për pjesëmarrjen në Botëror në fund të këtij muaji. Kur mbeten pak më shumë se dy javë nga fillimi i grumbullimit të kuqezinjve, situata e sulmuesve është alarmuese. Armando Broja është i dëmtuar dhe nuk është kthyer në stërvitje. Por tashmë është e qartë se në të njëjtën situatë gjendet edhe Mirlind Daku, i cili ka pësuar një dëmtim në tendinë dhe rrezikon të mbetet për një kohë të gjatë jashtë, siç e ka shpjeguar vetë trajneri i ri i skuadrës ruse, Frank Artiga. Ky i fundit, në prezantimin e tij para mediave, është pyetur se si do të veprojë për shkak të mungesës së Dakut dhe ai ka bërë të qartë se lojtari nuk do të aktivizohet pa qenë në 100%, pasi në rast përsëritje të dëmtimit, pasojat do të ishin katastrofike. ‘Kur erdha këtu, po prisja me padurim mundësinë që të punoja me Dakun, por tani ai është i dëmtuar dhe kjo është një humbje e madhe. Po, skuadra është ndërtuar rreth Dakut dhe ai është e pamundur që të zëvendësohet. Është e pamundur që të zëvendësohet në çdo skuadër, është e vështirë që të gjejmë diku tjetër cilësitë e tij. Ne duam që të kalojmë më shumë kohë në gjysmëfushën e kundërshtarit dhe e gjithë skuadra e kupton që të gjithë duhet të bëjnë më të mirën për të kompensuar mungesën e Mirlindit. Një dëmtim në tendinë është mjaft specifik. Nëse përsëritet, lojtari do të jetë jashtë për një kohë shumë të gjatë dhe ne nuk duam që të rrezikojmë. Po monitorojmë rikuperimin e tij, derisa të jetë 100%. Ka data të përafërta për kthimin e tij, por jo një datë specifike’, tha trajneri spanjoll i Rubin Kazan, duke bërë të qartë se situata e Dakut është shumë problematike dhe shanset që ai të kthehet së shpejti në fushat e lojës janë shumë të vogla.

Qazim Laçi në formë,

Mesfushori Qazim Laçi rikthehet te goli në kampionatin turk të futbollit. Lojtari i kombëtares shqiptare u bë njeriu i ndeshjes për skuadrën e tij Rizaspor ndaj Antaliaspor e fituar me rezultatin 1-0. Ishte pikërisht goli i shënuar nga Laçi me 11 metërsh që i dha fitoren skuadrës së tij. Gjithçka ndodhi që në minutën e 10 të ndeshjes kur Qazim Laçi shkoi tek pika e bardhë e penalltisë e fituar nga skuadra e tij duke e dërguar topin në rrjetë. Për Qazim Laçin ky i shënuar ndaj Antaliaspor është goli i tij i 4-t në këtë sezon në 28 ndeshje të luajtura deri tani, ndërkohë që mesfushori ka dhënë edhe 3 asiste. Rizespor pas fitoret me Antaliaspor ngjitet në kuotën e 30 pikëve në vendin e tetë, ndërsa Antaliaspor mbetet me 24 pikë në vendin e 13 të klasifikimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here