Google search engine
Home Politike Parlament PS rrëzon kërkesën për arrestim/ Rama s’e lëshon Ballukun: Do të jetë...

PS rrëzon kërkesën për arrestim/ Rama s’e lëshon Ballukun: Do të jetë deputete dhe drejtuese politike në Qarkun e Fierit

0
14

Kryeministri Edi Rama i ka ofruar mbrojtje politike Belinda Ballukut. Nga mbledhja me socialistët, teksa u prezantua raporti për kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, ai tha se ajo do të vijojë të drejtojë qarkun e Fierit, duke qenë sërish deputete.

“E di që dhe këtu mes nesh ka disa që mendojnë se fitoret shembullore të Belindës dhe skuadra e saj në territor, burojnë nga fuqia që ajo kishte. Kjo do të mbetet për t’u parë në zgjedhjet e ardhshme ku ajo do të vijojë të drejtojë qarkun. Skam në plan ta shpall as hero dhe as viktimë Belindën sot, por uroj që në hetimin e çështjes që ajo ka në SPAK, uroj që mos ta çojë te korrupsioni. Gjithkush pas të 18-ave varet nga këmbët e veta, me ligj dhe Zot. Unë si kryeministër, ndryshe nga sa mendojnë dhe flasin ata që mendojnë se nuk e kanë idenë e kësaj detyre, se kanë të mundur që t’i mbajë pishën asnjë bashkëpunëtori.”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here