Google search engine
Home Politike Gara për kreun e PD, përfundon numërimi në Berat, Skrapar dhe Dimal,...

Gara për kreun e PD, përfundon numërimi në Berat, Skrapar dhe Dimal, ja fituesit

0
62

Zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së Berat, kanë vijuar normalisht ku ka përfunduar procesi i votimit dhe numërimit të votave.

Gjithashtu ka përfunduar numërimi edhe në degët e PD-së në Skrapar e Dimal. Partia Demokratike e Beratit zhvilloi ditën e djeshme procesin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarin të ri të degës në Berat. Proçesi i votimit u zhvillua në ambientet e selisë së Partisë Demokratike, ku filloi në orën 08:00 të mëngjesit dhe përfundoi në orën 17:00. Proçesi i votimit u zhvillua edhe në degët e PD-së në Skrapar e Dimal, ku në të tre këto degë të Partisë Demokratike ka përfunduar tashmë edhe proçesi i numërimit. Rezultatet: Në PD Berat është zgjedhur kryetar Kasion Hasimetaj i cili mori 486 vota dhe kandidati tjetër në garë, Erjon Lika mori 257 vota, ndërkohë që 18 vota rezultuan të pavlefshme. Në PD Skrapar është zgjedhur kryetar Besnik Osmëni, i cili mori 77 vota dhe kandidati tjetër në garë, Ardit Muzabego mori 27 vota,ndërkohë që 8 vota rezultuan të pavlefshme. Në PD Dimal është zgjedhur kryetare Azeta Protoduari, e cila mori 254 vota dhe kandidati tjetër në garë, Florjan Muhametanji mori 144 vota, ndërkohë që 2 vota rezultuan të pavlefshme. Ndërkohë ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kryetarin e PD Durrës.

Anëtarët e kësaj dege zgjodhën Adrian Gashin si kryetar të ri të strukturës lokale me 586 vota. Kandidati tjetër në garë, Erion Luka, mori 268 vota nga anëtarësia që mori pjesë në proces. Sipas të dhënave të komisionit të procesit zgjedhor, gjatë numërimit rezultuan edhe 19 fletë votimi të pavlefshme. Me përfundimin e këtij procesi, dega e Partisë Demokratike në Durrës ka tashmë drejtuesin e ri të zgjedhur nga vota e anëtarëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here